Tuesday, May 26, 2026
HomeALBDeklarata e Fortë - Tërmet Peçi do arrestohet, prisni edhe një muaj...

Deklarata e Fortë – Tërmet Peçi do arrestohet, prisni edhe një muaj dhe do ta shihni”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, pati paralajmëruar një vit më parë, arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhte para se ai të merrte mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 11 Majit.

Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në përgjimet për Erion Veliajn, i cili është shprehur se Tërmet Peçi kandidoi për deputet për t’i shpëtuar arrestimit.

“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita…

Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?

Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai.

Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët” – pati deklaruar Këlliçi në A2.

Por kanë kaluar më shumë se një muaj dhe Tërmet Peçi nuk u arrestua, ndërsa Këlliçi doli bllof me deklaratën e tij.

Tërmet Peçi jo vetëm mori mandatin, por vijon të jetë deputet.

Edhe pse, në fakt është paraqitur dy herë në SPAK dhe për momentin nuk dihet fati i tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments