Një deklaratë e fortë ka trazuar rrjetin në orët e fundit. I njohuri i TikTok-ut, El Parubi, ka publikuar disa video ku pretendon se Aleks Visha dhe Pranvera kanë mashtruar shqiptarët lidhur me sëmundjen e saj, vetëm për të përfituar shuma të mëdha parash.


Sipas tij, çifti ka mbledhur rreth 500 mijë dollarë nga ndihmat dhe donacionet e shqiptarëve, ndërsa në videot e publikuara ai pretendon se posedon “fakte dhe prova” që, sipas tij, nxjerrin të vërtetën në dritë.
El Parubi u ka bërë thirrje publike që paratë t’u kthehen njerëzve që kanë kontribuar, duke e cilësuar gjithë situatën si “një super mashtrim që ka prekur zemrat e shqiptarëve”.
Videot kanë shpërthyer menjëherë në TikTok dhe komentet janë ndarë mes atyre që kërkojnë prova konkrete dhe të tjerëve që janë shokuar nga akuzat e forta. Deri tani, Aleks Visha dhe Pranvera nuk kanë reaguar publikisht ndaj pretendimeve.
