Pas shumë aludimeve në rrjet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, Mevlani ka vendosur t’u japë fund zërave njëherë e mirë. Ai ka publikuar për herë të parë një portret të ëmbël familjar me vajzën dhe partneren e tij, ku të tre shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Fotoja ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në komente pozitive për çiftin. Prej kohësh flitej se dyshja ishte ndarë, por ky postim duket se ka treguar krejt të kundërtën.
“Familje e bukur”, “Ja ku morën fund thashethemet”, ishin vetëm disa nga komentet që pushtuan rrjetin pas publikimit të fotos.
