Një përplasje në ajër midis avionëve luftarakë grekë dhe atyre turq F-16 të armatosur mbi në detin Egje, ndodhi sot, duke rritur tensionet në gadishullin ballkanik.
Pas shumë muajsh, pilotët e avionëve turq që shkelën hapësirën ajrore greke refuzuan të zbatonin udhëzimet dhe të ktheheshin në hapësirën ajrore turke, duke rezultuar në një përleshje virtuale me avionët grekë që u ngritën për t’i kapur.
Sipas të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helene, në FIR të Athinës, në Egjeun Verilindor dhe Juglindor, dy avionë të armatosur turq F-16 dhe dy avionë të tjerë spiunë turq CN-235, hynë pa paraqitur më parë planet e fluturimit.
Përveç luftimit virtual, u regjistruan 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror dhe 10 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare, 8 nga avionët CN-235 dhe dy nga F-16 turq.
