Saturday, July 25, 2026
HomeALBGjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar...

Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se trupi u gjet në anë të rrugës e menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe u dërguar në spital.

Një 31 vjeçar me iniciale D.D ka ndërruar jetë në zonën e njohur si mbikalimi i Shkozetit në Durrës, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Ka qenë vetë i riu që ka njoftuar shërbimet e urgjencës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Paraprakisht, bëhet me dije se 31 vjeçari ka ndjerë shtrëngime të forta në kraharor dhe në pjesën e gjoksit dhe menjëherë ka telefonuar familjen, duke u treguar për shqetësimet shëndetësore që po përjetonte.

I riu ka telefonuar edhe shërbimet e Urgjencës së Durrësit, të cilat kanë mbërritur me shpejtësi te mbikalimi i Shkozetit dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjatë kohës që shtetasi D.D opo transportohej në spital, gjendja është përkeqësuar.

31 vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë dhe fatkeqësisht telefonata me familjen ka qenë kontakti i fundit, në jetë, duke i lënë të tronditur.

Trupi është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Dyshimet fillestare flasin për një arrest kardiak, ndërsa grupi hetimor po vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments