Friday, May 22, 2026
HomeALBBERISHA THIRRJE QYTETARËVE: POSHTËROJENI KORBEN BELINDA BALLUKU

BERISHA THIRRJE QYTETARËVE: POSHTËROJENI KORBEN BELINDA BALLUKU

Sali Berisha iu bëri sërish thirrje qytetarëve për të reaguar kundër Belinda Ballukut e cila është vënë nën akuzë nga SPAK.

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha, teksa u pyet për daljen e ish-zëvendës kryeministres në Fier, ai theksoi se duhet ta turpërojnë publikisht, duke e gjuajtur me domate dhe vezë.

Mes të tjerash, kryedemokrati e cilësoi ish zv kryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tendera si  “korbën e korrupsonit”.

“Këshilla e sugjerimi im është se kudo që ta shihni korbën e korrupsionit gjuajeni me domate e vezë. Turpërojeni publikisht se atë meriton. Le ta mbrojë Rama, por qytetarët duhet t’i japin ndëshkimin që meriton duke e turpëruar në çdo rrugë, shesh dhe kudo që del.”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments