Friday, May 22, 2026
HomeALBMë në fund FITUAM”/ Rama që në mëngjes tregon lajmin që gëzon...

Më në fund FITUAM”/ Rama që në mëngjes tregon lajmin që gëzon çdo shqiptar…

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke deklaruar se më 26 maj në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila sipas tij “vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton”, tha Rama.

Rama kishte edhe një përgjigje për opozitën, e cila herë pas herë ka deklaruar se negociatat janë bllokuar: “U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”.

Rama shprehu mirënjohje për institucionet shqiptare, ekipin negociator dhe qytetarët që mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa përsëriti objektivin e qeverisë për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments