Enzo Alves, djali 16-vjeçar i legjendës braziliane Marcelo, ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Spanjës, një vendim që ka sjellë reagimin e sinqertë të ish-mbrojtësit të Real Madridit.
Edhe pse pranoi se ky vendim i shkakton pakënaqësi si brazilian, Marcelo theksoi se mbështet lumturinë e të birit
Si brazilian, po, më dhemb pak kur shoh djalin tim të luajë për Spanjën, sepse i gjithë formimi im ka ndodhur në Brazil. Megjithatë, Enzo ka lindur në Spanjë dhe e ka kaluar tërë jetën këtu. Ai e dashuron Brazilin dhe Rio de Janeiron, mban veshur fanellën e Fluminenses, shkon në plazh… ai është brazilian! Por këtu ka gjithçka, dhe Federata Spanjolle ka qenë e patëmetë me ne. Na telefonuan, na prezantuan projektin e tyre dhe, për mua, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur dhe i qetë me këtë zgjedhje. Në fund të fundit, vendimi i takon vetëm atij.”
Enzo, i cili aktivizohet si sulmues në akademisë e Real Madridit, shihet si një nga talentet më premtues të moshave në Spanjë, duke bërë që “Furia e Kuqe” të lëvizë me shpejtësi për t’i siguruar shërbimet e tij për të ardhmen.
