Thursday, May 14, 2026
HomeALBAksident në Tiranë, makina përplas biçikletën në rrugën “Bardhyl”

Aksident në Tiranë, makina përplas biçikletën në rrugën “Bardhyl”

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Nga foto shihet se kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë menjëherë të plagosurit, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments