Arena Wiener Stadthalle në Vjenë është mbushur me ngjyra dhe emocione për hapjen e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest, një nga eventet më të mëdha muzikore në Evropë, që këtë vit ka mbledhur mijëra tifozë nga e gjithë kontinenti.
Me moton “Të Bashkuar nga Muzika”, 35 vende konkurojnë për kurorën e Eurovizionit, ndërsa ky vit shënon rikthimin e Austrisë si vend mikpritës pas 11 vitesh, falë fitores së JJ në vitin 2025. Shqipërinë këtë vit e përfaqëson këngëtari Alis me këngën “Nan”, një këngë me mesazh të fuqishëm për figurën e nënës në familjen shqiptare.Performanca e Alis është vlerësuar si një kombinim i thjeshtësisë së tekstit dhe një motive të thellë muzikor, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC.
Për të mbështetur Alis në kualifikimin për në finalen e madhe, votimi i diasporës është thelbësor. Vendet pjesëmarrëse mund të votojnë duke përdorur numrin 13, kodin e këngës së Alis, ndërsa vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë më 14 maj gjatë gjithë ditës, pas transmetimit live të performancës.
Shqipëria synon të kualifikohet në finalen e së shtunës, një garë që sjell në një skenë artistë nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke krijuar një spektakël unik muzikor dhe kulturor.
