Monday, May 11, 2026
HomeALBA ke frikë mos të dalin...apo e ke të v*gël?”/ Tjetër denoncim...

A ke frikë mos të dalin…apo e ke të v*gël?”/ Tjetër denoncim për kirurgun e arrestuar në Korçë: I uli të br*ndshmet djalit 15-vjeçar!

Pas arrestimit të kirurgut 72-vjeçar Nikolla Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje në spitalin e Korçës,  ka mbërritur një tjetër denoncim nga një qytetare, e cila pretendon se ka përjetuar situata të sikletshme dhe shqetësuese me të njëjtin mjek, si për veten ashtu edhe për djalin e saj të mitur.

Qytetarja tregon se rreth një vit më parë ishte paraqitur në urgjencën e Korçës me dhimbje të forta barku. Sipas saj, pas analizave dhe ekos që kishin rezultuar normale, kirurgu i kishte thënë se duhej të operohej urgjentisht nga apandesiti.

Ajo pretendon se gjatë kohës që priste bashkëshortin, mjeku hynte vazhdimisht për ta vizituar, gjë që e kishte vënë në siklet dhe dyshim për sjelljen e tij.

“Vizitat e shpeshta dhe insistimi për të më futur në sallë më bënë të ndihesha shumë keq. Në fund një doktoreshë i tha shoqes sime se nuk kisha asgjë dhe më këshilloi të largohesha”, shkruan ajo.

Më shqetësues, sipas saj, ka qenë një episod tjetër me djalin e saj 15-vjeçar, të cilin e kishte çuar për vizitë për shkak të dhimbjeve të barkut

Në denoncimin e saj, qytetarja pretendon se kirurgu i kishte ulur të brendshmet djalit më shumë seç duhej gjatë kontrollit dhe kishte përdorur fjalor të papërshtatshëm e degradues.

“Hë mo, ke turp se të dalin… apo e ke të vogël… apo ke frikë se të bëjmë synet…”, pretendon nëna se i është drejtuar mjeku djalit të saj në prani të saj.

Ajo shton se u trondit nga sjellja dhe vendosi të largohej menjëherë nga spitali bashkë me djalin, pa pranuar ndërhyrjen kirurgjikale që, sipas saj, mjeku po insistonte ta kryente edhe në këtë rast.

Qytetarja thekson se nuk ka bërë kallëzim në atë kohë pasi nuk besonte se do të kishte drejtësi, ndërsa shton se shumica e mjekëve të tjerë me të cilët është përballur kanë ruajtur etikën profesionale.

JOQ Albania thekson se këto janë pretendime të qytetares dhe i takon organeve kompetente të verifikojnë vërtetësinë e tyre.

Ndërkohë, hetimet ndaj kirurgut të arrestuar vijojnë pas denoncimit të 21-vjeçares, e cila ka pretenduar se është prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë procedurave mjekësore në spitalin e Korçës

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments