Ditët e fundit, emri i Hantavirus ka rikthyer shqetësim dhe debat në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare.
Alarmi u rrit pas raportimeve ndërkombëtare për raste të rënda dhe humbje jete të lidhura me virusin, por ekspertët sqarojnë se Hantavirusi nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë.
Sipas specialistëve të shëndetit publik, raste të këtij virusi janë dokumentuar në vendin tonë që prej vitit 1987, veçanërisht në zonat rurale.
Virusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos përmes urinës apo jashtëqitjeve të tyre të thata që përhapen në ajër.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar:
- Temperaturë e lartë
- Lodhje e fortë fizike
- Dhimbje koke
- Dhimbje muskulore në shpinë dhe kofshë
- Probleme me frymëmarrjen
- Dhimbje barku dhe mesi
- Probleme me veshkat në rastet e rënda
Ekspertët paralajmërojnë se në forma të avancuara virusi mund të prekë mushkëritë ose veshkat dhe të bëhet shumë i rrezikshëm.
