Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta janë duke zhvilluar këtë paradite një konferencë për mediat mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik
Gjatë fjalës së tij Kryeministri ka prezantuar një sistem të ri për prokurorimet publike, të bazuar tashmë tek inteligjenca artificiale. Sipas tij tashmë do të jetë Ministrja Diella, ajo e cila do të bëjë punën, dhe të gjitha të dhënat do të mund të merren vetëm me një klikim.
“Projekti ynë është i pari, i këtij lloji sepse synon që të gjithë elementët e procesit t’i vendoisë në një zinxhir, dhe të mundësojë prokurimin me inteligjencë artificiale, në një masë shumë të madhe të procesit. Dhe të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet më të mbledhë letra lartë e poshtë, asnjë nënpunës të mos ketë më në dorë të luaj me letrat e biznesit, por të gjitha të dhënat të mblidhen nga vetë Diella prej mbi 40 regjistrave publikë që tanimë janë të digjitalizuar dhe pastaj të jenë në dorën e biznesit për ti aktivizuar vetëm me një klik, një proces që do të shkojë nga studimi i tregut, tek dorëzimi i ofertave, monitorimi i kontratave dhe ccdo ndërveprim do të jetë vetëm në ekran, totalisht transparent dhe i gjurmueshëm”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.
“Kjo do të bëjë që për insitucionet publike të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i problematikeve për specifikimet. Diella do ta bëjë të gjithë këtë volum me algoritme inteligjente, shpejtë sakt dhe paanshëmërisht, por e përsëris i gjithë procesi do të jetë i gjurmueshëm . Për këto që do të ketë pretendime do të jetë e mundur që të kthehet për të parë të gjithë procesin manualisht” shtoi ai më tej.
Edi Rama: Janë hartuar gjatë gjithë kësaj periudhe specifikime teknike shumë të detajuara, për të cilat kanë punuar shumë ekspertë, dhe këto faqe janë vënë pastaj nën shqyrtimin e bankës Botërore, që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile pra atë cerifikimin pa kundërshtim, të ccdo projekti ku merr pjesë me financim dhe tanimë jemi gati të kalpojmë në fazën e ndërtimit të në sistemi absolutisht inovativ të prokurorimit elelktronik.
Një sistem unikal, me inteligjencë artificiale, ndërkohë që sicc e kam thënë edhe në raste të tjera ekspertët tanë nuk kanë, punuar në një ishull të izoluar por kanë ndërvepruar me ekspertë qoftë të fushës së prokurorimit qoftë të fushës së inteligjencës artificiale.
Projekti ynë është i pari, i këtij lloji sepse synon që të gjithë elementët e procesit t’i vendoisë në një zinxhir, dhe të mundësojë prokurimin me inteligjencë artificiale, në një masë shumë të madhe të procesit. Dhje të bëjë të munduur që asnjë biznes të mos detyrohet më të mbledhë letra lartë e poshtë, asnjë nënpunës të mos ketë më në dorë të luaj me letrat e biznesit, por të gjitha të dhënat të mblidhen nga vetë Diella prej mbi 40 regjistrave publikë që tanimë janë të digjitalizuar dhe pastaj të jenë në dorën e biznesit për ti aktivizuar vetëm me një klik, një proces që do të shkojë nga studimi i tregut, tek dorëzimi i ofertave, monitorimi i kontratave dhe ccdo ndërveprim do të jetë vetëm në ekran, totalisht transparent dhe i gjurmueshëm,.
Kjo do të bëjë që për insitucionet publike të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i problematikeve për specifikimet
Diella do ta bëjë të gjithë këtë volum me algoritme inteligjente, shpejtë, sakt dhe paanshëmërisht, por e përsëris i gjithë procesi do të jetë i gjurmueshëm Për këto që do të ketë pretendime do të jetë e mundur që të kthehet për të parë të gjithë procesin manualisht.
