Monday, May 11, 2026
HomeALBBerisha: 8 maji ishte kryelajm i medieve botërore, tronditi narkoregjimin!

Berisha: 8 maji ishte kryelajm i medieve botërore, tronditi narkoregjimin!

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga selia blu se protesta e 8 majit ishte kryelajm i medieve botërore, duke shtuar se “uragani i lirisë tronditi narkoregjimin”

FJALA E BERISHES

Uragani i lirisë i datës 8 maj tronditi në themele narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Ky uragan pati një jehonë të jashtëzakonshme në mediet botërore.

Kauza e drejtë e protestës së dhjetëra mijëra qytetarëve që në një ditë shiu të plotë, me guxim të jashtëzakonshëm kundrejt një terrori shtetëror dhe mediatik të paparë, mbushën anekënd bulevardin e komnit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë së paligjshme të Tiranës.

Ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale. Ndaj një njeriu që nuk ka legjitimitet. Nuk ka legjitimitet sepse përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut.

Për të mbrojtur Lindat e tij në AKSHI-n, kopshtin privat të familjes Rama. Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetësh apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën.

Ushtoi në mbarë botën për këto arsye. Së pari, këta protestues guximtarë kanë një kauzë të drejtë, luftojnë një regjim që i ka vjedhur dhe mbron vjedhjet e tij.

Dhe kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore.

Së dyti, qëndrimi shtazor, barbar, primitiv i narkopolicisë për çfarë shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjitha këto bënë që 8 maji ishte kryelajmi i medieve botërore.

Nuk gjen një lajm tjetër në mediat botërore të transmetuar me kaq vlerësim sa ç’u transmetua kryengritja paqësore në bulevardin e Tiranës. Dhe egërsia e policisë së narkoshtetit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments