Monday, May 11, 2026
HomeALBArben Malaj rrëfen bisedat me kolegët nga PD: Të gjithë duan LARGIMIN...

Arben Malaj rrëfen bisedat me kolegët nga PD: Të gjithë duan LARGIMIN e Berishës…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në një lidhje live në A2CNN, ka deklaruar se Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë dhe shtoi se shpresonte që “Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika”.

Malaj tha se ka biseduar me kolegë nga PD, por askush nuk gjen forcë që t’i thojë Berishës që të bëhet President Nderi i Partisë Demokratike.

Sipas ish-ministrit, kryedemokrati “është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend”.

Malaj: Unë besoj që kriza e Partisë Demokratike është shumë e thellë në politikën shqiptare, edhe për faktin që duke qenë pjesë opozitare, ajo duhet të vinte përballë domosdoshmërisë së përmirësimit ndaj mazhorancës, por duke qenë se të dy kryetarët e partive veprojnë si vëllezër siamezë, gjë që e dokumentoi marrëveshja e 2008-ës dhe gati janë edhe marrëveshjet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, unë kisha shpresuar që Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika.

Nuk do të ndodhte ndonjë hata e madhe. Ka ikur Tony Bler, ka ikur Theçeri, ka ikur Merkel, por duket se nuk e lëshon atë parti dhe i ngjan atij njeriut që e rrit vetë fëmijën dhe pastaj i vë duart në grykë dhe e mbyt. Kam diskutuar dhe me kolegët e Partisë Demokratike, por asnjëri nuk gjen një forcë që ta bindë që të shkojë President Nderi, ta lirojë partinë të marrë frymë. Është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments