Një nga debatet më të forta dhe më të diskutuara të këtij edicioni në “Ferma VIP” ka marrë vëmendjen absolute gjatë spektaklit të fundit “Prime”.
Gjithçka nisi pas një situate mjaft të nxehtë mes Henrit dhe Vanesës, ku ky i fundit ngriti akuza të rënda për “incest”, pasi disa ditë më parë Vanesa kishte puthur në buzë vëllain e saj.
Përballja mes tyre në studio përfshiu edhe banorët e tjerë, një pjesë e të cilëve i dolën në mbrojtje Vanesës duke e konsideruar gjestin si një shprehje normale dashurie dhe afërsie familjare.
Megjithatë, ajo që ndryshoi tërësisht rrjedhën e bisedës dhe i vuri “kapakun” këtij debati ishte ndërhyrja e shkrimtares Mimoza Ahmeti.
Moza mori fjalën dhe hodhi poshtë çdo argumentim pro këtij veprimi, duke theksuar me bindje se mes motrës dhe vëllait nuk mund të ketë kurrë puthje në buzë, pavarësisht çdo lloj rrethane.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh e prerë: “Fëmija nuk puthet në buzë me prindin dhe vëllai me motrën nuk puthen në buzë. Imagjino për shembull të jesh me bashkëshortin nga një krah dhe me vëllain, puth bashkëshortin në buzë, puth edhe vëllain në buzë…”
Ky arsyetim i saj ka gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme te publiku jashtë shtëpisë. Ndjekësit kanë reaguar masivisht në rrjetet sociale duke vlerësuar Mozën për qëndrimin e saj në mbrojtje të vlerave të familjes.
Komentet mbështetëse kanë pushtuar rrjetin dhe videot e këtij momenti, ku shikuesit janë shprehur aq të entuziazmuar nga përgjigjja e saj saqë po kërkojnë me humor mbylljen e parakohshme të spektaklit.
