Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut, ku një motor ka përplasur një të mitur.
Sipas informacioneve , drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në trotuar, duke goditur një vajzë 6-vjeçare që ndodhej në zonë.
E mitura është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkaq, fatmirësisht 6-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Dyshohet gjithashtu se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa po heton edhe rrethanat e plota të ngjarjes.
