Tuesday, May 5, 2026
HomeALBMë riktheve Besin…” – Foto dge deklarata e fortë e Bes Kallaku...

Më riktheve Besin…” – Foto dge deklarata e fortë e Bes Kallaku për partneren e re

Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri në jetën personale, dhe këtë herë nuk ka nguruar ta ndajë edhe me ndjekësit.

Aktori i njohur ka publikuar një foto romantike me partneren e tij të re, të shoqëruar me një dedikim të ndjerë: “Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën ❤️”. Një mesazh që ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe reagimet e shumta nga fansat.

Por surprizat nuk kanë mbaruar këtu. Më pas, ai ka ndarë edhe një tjetër moment të veçantë – një foto ku nëna e tij shfaqet duke përqafuar partneren e re, duke dhënë kështu një sinjal të qartë se lidhja është jo vetëm serioze, por edhe e pranuar nga familja.

Postimet kanë marrë menjëherë vëmendje në rrjet, duke nxitur komente pozitive dhe urime për çiftin, ndërsa shumë ndjekës e kanë cilësuar këtë si një nga momentet më të bukura të fundit për aktorin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments