Tuesday, May 5, 2026
HomeALBBE dritë jeshile Shqipërisë/ Lajm Fantastik! PE sapo miraton raportin “pro”…

BE dritë jeshile Shqipërisë/ Lajm Fantastik! PE sapo miraton raportin “pro”…

Është votuar këtë të martë, më 5 maj, raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, eurodeputetët votuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim.

Dua të kujtoj se Shqipëria është konsideruar nga komisionerja jonë Marta Kos, si një nga 2 favoritët sa i takon zgjerimit.”, tha Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder gjatë mbledhjes.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë raport, kërkohet që reformat të prekin jetët e përditshme të njerëzve, dhe që Shqipëria t’i japë më shumë fokus situatës sociale.

Në këtë raport të përgatitur nga Schieder, vlerësohet progresi i vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksohet rëndësia e reformave të mëtejshme për të garantuar një anëtarësim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.

Megjithatë, PE thekson se duhen reforma edhe më të thella dhe më të qëndrueshme, të cilat janë thelbësore për forcimin e institucioneve demokratike dhe për përmbushjen e kërkesave të BE-së.

Po ashtu Raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE, duke theksuar konsensusin e gjerë ndërmjet partive politike dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët për këtë proces.

Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments