Një situatë e tensionuar ka ndodhur pas “prime”-it të djeshëm në Ferma VIP, ku protagonistja Fabiola ka kaluar çdo limit. Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ajo shihet teksa heq takën dhe godet një nga banorët, duke shkaktuar reagime të shumta.
Ngjarja ka ndezur debat të fortë mes ndjekësve, të cilët e konsiderojnë këtë veprim të papranueshëm. Sjellja e saj duket e rënduar emocionalisht, sidomos pas daljes së partnerit të saj nga formati, çka mendohet se ka ndikuar në gjendjen e saj.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni i Ferma VIP do të marrë masa ndaj këtij incidenti, ndërsa publiku pret një reagim zyrtar.
