Monday, May 4, 2026
HomeALBPolici hap zemrën: Shefat na bëjnë zbor kur iu ndalim miqtë, na...

Polici hap zemrën: Shefat na bëjnë zbor kur iu ndalim miqtë, na transferojnë dhe na…!

Një punonjës policie i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues, duke hedhur dritë mbi një realitet që, sipas tij, shpesh mbetet i padukshëm për publikun. Mesazhi i tij vjen në një moment të rëndë për opinionin publik, pas tragjedisë në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.

Sipas efektivit, në kushtet aktuale është pothuajse e pamundur që ngjarje të tilla të parandalohen. Ai pretendon se strukturat e policisë përballen me mungesa të theksuara në personel dhe mjete, ndërsa prioritetet operative, sipas tij, shpesh janë të deformuara.

Është e pamundur nga ana jonë t’i parandalojmë këto ngjarje,” – shprehet ai, duke shtuar se patrullat e pakta shpesh orientohen më shumë drejt kontrolleve formale në trafik, si vendosja e gjobave apo dokumentimi me foto dhe video, sesa drejt parandalimit real të rrezikut.

Punonjësi i policisë pretendon gjithashtu se në disa raste ekzistojnë kufizime të brendshme për ndalimin e mjeteve, çka, sipas tij, i vendos efektivët në një pozitë të vështirë përballë shkelësve të ligjit. Ai shton se shpesh drejtuesit e mjeteve kundërshtojnë kontrollet, ndërsa disa prej tyre, sipas pretendimit të tij, gëzojnë mbështetje nga persona me ndikim në kupolën drejtuese.

Ja teksti i nxjerrë që ta bësh copy:

“Nëse nuk ke ‘mbështetje’, detyrohesh t’i lësh të vazhdojnë,” – thuhet në mesazhin e tij, ku pretendon edhe për raste transferimesh të shpeshta si pasojë e përplasjeve me persona të lidhur me drejtues të strukturave.

Në denoncimin e tij, efektivi përmend edhe mungesën e kushteve logjistike dhe kufizimet për patrullim, duke theksuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për të ushtruar kontroll efektiv në terren. Ai përshkruan një situatë ku, sipas tij, policët ndodhen “mes dy zjarreve”: presionit të brendshëm dhe mosrespektimit nga një pjesë e drejtuesve të mjeteve.

Ky reagim lidhet drejtpërdrejt me klimën e krijuar pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Ngjarja ka nxitur reagime të forta dhe ka rikthyer në vëmendje problematikat e sigurisë rrugore dhe funksionimit të strukturave përgjegjëse.

Paralelisht, edhe banorë të zonës ku ndodhi aksidenti kanë denoncuar më herët probleme të vazhdueshme, duke pretenduar se rrugët e lagjes përdoren për gara të paligjshme gjatë natës dhe se kërkesat për ndërhyrje nuk janë marrë në konsideratë.

Ngjarje të tilla tragjike rikthejnë gjithmonë të njëjtën pyetje thelbësore: a po funksionon sistemi për të parandaluar, apo vetëm për të reaguar pasi ndodh e keqja?

Denoncimi i plotë i punonjësit të policisë:

Pershendetje JOQ jam nje punonjes policie dhe marr shkas nga ngjarja e dhimbshme e durresit tju shkruaj. Eshte e pamundur nga ana jone ti parandalojme kto lloj ngjarjesh pasi kemi shume mungesa ne organike dhe ato pak patrulla qe dalin na kerkojne neper kryqezime tu bo foto dhe vidjo duke ndihmuar trafikun dhe duke marre masa gjobash pa fund. Edhe ato pak raste qe ndalojme ndonje mjet per kontroll na kthehen shoferet duke na kerkuar llogari pse i kemi ndaluar dhe s keni arsye pse na ndaloni (nisur dhe nga urdheri i drejtorit per mosndalimin e mjeteve) kur jane ne kundravajtje me ligjin. Ne qe nuk i kemi shpatullat e ngrohta detyrohemi qe ti lem te vazhdojne pasi shumica e tyre jane te lidhur me shefat dhe drejtoret. Eshte e pamundur ti parandalojme pasi nuk kemi mjete, nuk kemi kushte, na i kufizojne levizjet per patrullim dhe kilometrat e bera se u ben presion koncensionari, na kerkojne 24 ore ne trafik ne cfare do lloj strukture qe jemi dhe pervec ksaj jemi midis 2 zjarreve, nga njera ane shefat qe nuk e kane problem fare me te transfaruar nga ana tjeter shoferat e marrosur qe nuk pyesin fare per ne pasi hane e pine me shefat perdit. Edhe nje here iu kerkoj falje ne emer te re gjithe kolegeve familjareve te femijeve te ndjere por qe pa u rregulluar kjo gje mos prisni te parandalohen kto situata.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments