Një lajm i papritur ka habitur ndjekësit e “Ferma VIP”. Gara për çmimin e madh ka përfunduar për një nga banoret më të diskutuara të këtij edicioni. Bëhet fjalë për Malborën, e cila është skualifikuar nga ferma. Vendimi është komunikuar përmes një zarfi të ardhur nga produksioni, i cili surprizoi jo pak shikuesit.
Sipas detajeve të bëra publike, në zarfin zyrtar u citua se arsyeja e këtij penalizimi është “shkelja e përsëritur e rregullave” gjatë qëndrimit të saj, përkundër se nuk dihet të ketë pasur shkelje të theksuara publike të rregullores, fjalor, bullizim apo diçka të ngjashme nga ajo.
Ky përjashtim nuk ka kaluar në heshtje nga ndjekësit e programit, të cilët kanë reaguar me komente të shumta në faqen zyrtare në Instagram. Disa prej fansave janë shprehur të zhgënjyer, duke theksuar se e shihnin Malborën si një pretendente të fortë për në finale dhe e konsiderojnë këtë një lëvizje të gabuar nga ana e produksionit.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as akuzat për standarde të dyfishta.
Ndjekësit theksojnë në komente se edhe konkurrentë të tjerë, duke përmendur emra si Gresa, Adi apo Ola, kanë thyer rregullat vazhdimisht por nuk kanë marrë të njëjtin penalizim për rrugëtimin e tyre.
Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë në rrjet, pritet të shohim se cili do të jetë reagimi i vetë Malborës pas këtij përjashtimi.

