Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot nga Berlini në drejtim të Yerevanit në Armeni, ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet ditën e nesërmë dhe të martën, më 4-5 maj
Ky është takimi i tetë që do të bëjë bashkë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën sloganin “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.
Ndërsa janë zbuluar detaje nga takimi që do të zhvillohet mes udhëheqësve, i cili thuhet se do të kryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.
48 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.
