Saturday, May 2, 2026
HomeALBRama jep LAJMIN E MIRË për Shqiptarët: Këto ditë do të marrim...

Rama jep LAJMIN E MIRË për Shqiptarët: Këto ditë do të marrim nga BE-ja…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të marri në ditët në vijim një raport të rëndësishëm për prokurimet publike, të hartuar nga instrumente profesionale të BE-së.

Rama u shpreh se raporti do të ndihmojë në kundërshtimin e përceptimeve negative lidhur me korrupsionin dhe qasjen e qeverisë ndaj tij, duke theksuar se vlerësimi vjen nga një instrumet i besueshëm dhe cilësor i BE-së.

Sipas tij, ky raport do të evidentojë nivelin e transparencës dhe cilësinë e mekanizmave të prokurimeve publike.

Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, tha Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments