Friday, May 1, 2026
HomeALBShihemi në gjykatë!” – Rogert Sterkaj sfidon Selinën LIVE - Do ta...

Shihemi në gjykatë!” – Rogert Sterkaj sfidon Selinën LIVE – Do ta bej dhe Gjykatësin të kërcejë (Video)

Debati mes Rogert Sterkajt dhe Selinës duket se po merr përmasa edhe më të mëdha. I ftuar në emisionin “Flet me Ilnisa Agolli”, Rogerti ka reaguar ndaj deklaratave të Selinës, e cila ka paralajmëruar se mund ta çojë në gjykatë për përdorimin e emrit të saj në këngë.

Rogerti nuk është tërhequr aspak, përkundrazi, ai ka reaguar me tone ironike dhe sfiduese. “Shihemi në gjykatë, me qejf madje,” u shpreh ai duke qeshur, duke shtuar se situatën e sheh më shumë si diçka për t’u marrë me sportivitet.

Ai gjithashtu sqaroi edhe çështjen e emrit të përdorur në këngën e tij “Yala Selina”, duke theksuar se emri në fjalë nuk lidhet drejtpërdrejt me Selinën. Sipas tij, “Selina” ka një kuptim më të gjerë, duke nënkuptuar “dritë” (light), dhe nuk është përdorur si referencë personale.

Në një moment që ka tërhequr shumë vëmendje, Rogerti u shpreh me humor: “Do shkojmë në gjykatë duke qeshur dhe duke kërcyer këngën, do bëj edhe gjyqtarin të kërcejë.”

Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë rrjetin, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: ata që e mbështesin për qasjen e tij ironike dhe ata që e kritikojnë për situatën e krijuar.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të përfundojë realisht në dyert e gjykatës apo do të mbetet thjesht në kuadër të debatit publik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments