Thursday, April 30, 2026
HomeALBNga Big Brother në jetën reale – Gimbo dhe Selīn konfirmojnë lidhjen,...

Nga Big Brother në jetën reale – Gimbo dhe Selīn konfirmojnë lidhjen, fotoja me mamanë “thyen” rrjetin!

Historia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, por duket se gjithçka ka vazhduar edhe jashtë.

Gimbo dhe Selīn, fituesja e edicionit, kanë konfirmuar indirekt se janë në një lidhje, duke publikuar një foto shumë domethënëse së bashku me mamanë e tij.

Në imazhin që po bën xhiron e rrjetit, të tre shfaqen të buzëqeshur dhe të afërt, ndërsa mbishkrimi “Family” ka ngritur dyshimet në një tjetër nivel – tashmë fansat janë të bindur se lidhja e tyre është bërë serioze.

Komentet kanë shpërthyer menjëherë, ku ndjekësit i përgëzojnë për lidhjen dhe theksojnë se duken më të lumtur se kurrë.

Duket se romanca e nisur në ekran po forcohet dita-ditës edhe jashtë tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments