Ditët e fundit janë bërë virale pamjet e ish-presidentit, Ilir Meta, gjatë gjyqit të tij, ku është shfaqet shumë i zverdhur dhe i transformuar.
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Anxhela Panxhi ka zbuluar se çfarë mund t’i ketë ndodhur ish-presidentit.
Ekspertja e bio-kozmetikës u shpreh se ka të bëjë më mungesën e diellit si dhe me anën psikologjike.
“Mungesa e diellit, presioni psikologjik… Ka jetuar në kushte që normalisht ai nuk do ishte, është thjesht nga rrethanat. Është mungesa e diellit, është ana paikologjike. Ana psikologjike është numri një, sepse po prezumoj që i kanë dhënë ushqime të mira sepse nuk e di. Megjithatë, kjo pamje jep idenë e një personi që ka qenë në kushte të vështira psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë psikologjike, para se të ketë nevojë për atë fizike. Ndoshta dhe për shkak të moshës mund të ketë edhe sëmundje kronike të cilat mund të jenë intensifikuar”, tha Panxhi.
Është një reagim normal nga njerëzit që të shikojnë një person që të ketë këtë lloj transformimi në një periudhë të shkurtër, se çfarë mund t’i ketë ndodhur. Sigurisht hamendësimet fillojnë e zënë vend. Edhe empatia, njerëzit do ta shfaqin atë qoftë edhe ndaj një personi që mund të mos e kenë pëlqyer”, u shpreh ekspertja e bio-kozmetikës.
