Mateo dhe Brikena kanë ndarë së fundmi një moment shumë të afërt dhe të ngrohtë mes tyre, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Në videon e publikuar, dyshja shfaqet brenda makinës, ku Brikena është në timon, ndërsa Mateo i afrohet me një gjest plot dashuri, duke e bërë momentin edhe më special.
Të dy duken të buzëqeshur dhe shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit, duke reflektuar një marrëdhënie të qetë dhe pozitive. Nuk ka kaluar shumë dhe komentet kanë “shpërthyer”, ku pjesa më e madhe e ndjekësve i kanë mbështetur dhe komplimentuar për energjinë dhe harmoninë që transmetojnë.

Komente si “Jeni shumë të mirë bashkë”, “Dashuri e vërtetë” apo “Qift perfekt” kanë pushtuar postimin, duke treguar se publiku po e pëlqen këtë çift.
Megjithatë, si në çdo rast, nuk kanë munguar edhe disa komente skeptike nga ndjekës që nuk besojnë plotësisht tek kjo lidhje. Por kjo është diçka e zakonshme në rrjetet sociale, ku jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.
Pavarësisht kësaj, Mateo dhe Brikena duket se po e shijojnë momentin e tyre, duke mos u ndikuar nga zërat negativë dhe duke vazhduar të ndajnë momente të bukura me publikun.
