Një histori e dhimbshme ka prekur rrjetin, ku Cllevio ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.
Ai tregon se gjatë kohës që ndodhej në burg, kishte humbur babain. Momenti që e mësoi ishte akoma më tronditës, kur pa nënën e tij të veshur me të zeza.
“U tremba… i thashë çfarë ka ndodhur? Më tha që babi është sëmurë, por nuk na dhanë shumë shpresa doktorët”, rrëfen ai.
Më pas, Cllevio shton se burgu i dha vetëm 5 orë leje për të dalë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
“E falënderoj burgun që më lejoi të dal, vetëm sa për t’i prekur arkivolin”, shprehet ai me emocione të forta.
Videoja ka prekur shumë ndjekës, duke marrë mijëra reagime dhe komente në rrjet.
