Tuesday, April 21, 2026
HomeALBTi je ‘Vëllai i Madh’?!” – Rogerti shpërthen ndaj Ledjonit: ‘Pse nuk...

Ti je ‘Vëllai i Madh’?!” – Rogerti shpërthen ndaj Ledjonit: ‘Pse nuk më përjashtove?!’

Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, tensionet duket se nuk janë shuar aspak. Në një moment të papritur gjatë “post show”-t, Rogerti i është drejtuar ashpër Ledjonit, duke e akuzuar drejtpërdrejt për qëndrimin e tij gjatë lojës.

“Ti je ‘Vëllai i Madh’, pse nuk më përjashtove, por më çove në finale?” – ishin fjalët që ndezën debatin në studio.

Ledjoni u përpoq ta zbusë situatën dhe të ulë tensionin, por Rogerti nuk u tërhoq, duke vijuar akuzat dhe duke shtuar se:
“Ti ishe një nga ata që më ke folur më keq nga të gjithë.”

Ky përballje e drejtpërdrejtë ka ngritur dyshime edhe tek publiku, pasi sipas Rogertit, produksioni mund të ketë pasur interes që ai të qëndronte në lojë deri në finale, duke mos marrë masa për përjashtim në momentet më të nxehta.

Debati u bë një nga momentet më të forta të “post Big Brother”, duke ndezur rrjetin me komente dhe reagime të shumta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments