Mbrëmja e after party-t të “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta dhe momente që nuk kaluan pa u komentuar. Një prej tyre ishte edhe fjalimi i Sara Hoxhës, e cila surprizoi duke falënderuar publikisht Ledionin.
“Kam mësuar shumë prej teje”, u shpreh ajo në skenë, duke treguar respekt dhe mirënjohje, pavarësisht periudhës që po kalojnë.
Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se çifti mund të jetë në një moment të vështirë, madje disa aludojnë edhe për një ndarje të mundshme. Megjithatë, gjesti i Sarës ka ngjallur reagime të shumta, duke lënë të kuptohet se mes tyre ende ka vlerësim dhe respekt.
Fansat janë ndarë në mendime: disa besojnë se kjo është një shenjë që marrëdhënia mund të rregullohet, ndërsa të tjerë mendojnë se gjithçka ka marrë fund.
