Monday, April 20, 2026
HomeALBA po zihet sërish? Mateo kapet në një moment që po bën...

A po zihet sërish? Mateo kapet në një moment që po bën xhiron e rrjetit”

Edhe pse aventura e tij në Big Brother ka përfunduar, duket se për Mateon emocionet dhe tensionet nuk kanë mbaruar ende.

Një video që po qarkullon nga after party ka ngritur dyshime dhe reagime të shumta në rrjet, ku fansat aludojnë se Mateo vazhdon debatet edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në pamje, ai duket i tensionuar, duke bërë që ndjekësit të shpërthejnë në komente.

Mateo duke bertitur ne After Party

“Big Brother nuk del nga Mateo”, shkruajnë disa, ndërsa të tjerë me humor shtojnë se “me siguri po zihet prapë me Rogertin dhe Mirin”.

Sigurisht, gjithçka merret në kuadër humori, por një gjë është e sigurt: Mateo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments