Monday, April 20, 2026
HomeALBReagon Selin Mesazhi që po bën xhiron e rrjetit: Selin ul vlerën...

Reagon Selin Mesazhi që po bën xhiron e rrjetit: Selin ul vlerën e 100 mijë eurove

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin, ka reaguar për herë të parë pas triumfit të saj, duke emocionuar ndjekësit me një mesazh të gjatë dhe plot mirënjohje.

Ajo thekson se çmimi prej 100 mijë eurosh nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme për të, por dashuria dhe mbështetja që ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit.

“100 mijë euroshi im nuk është çeku që mbajta në duar, por çdo mbështetje e juaja… çdo fjalë e mirë apo kritikë që ndani me mua. Unë nuk fitova vetëm një çmim, por fitova një familje,” – shprehet ajo.

Selin e konsideron publikun si fitoren e saj më të madhe, duke e quajtur komunitetin “#teamselin” si më të bukurin.

Në fund të mesazhit, ajo bekon shqiptarët kudo që ndodhen dhe mbyll me një deklaratë të fortë:
“Kurora ime është e JONA.”

Ky reagim ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, duke treguar mbështetjen e madhe që ajo vazhdon të ketë edhe pas përfundimit të spektaklit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments