Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, Mateo surprizoi fansat me një paralajmërim të ndjerë: pas një ore, ai do të mbante një monolog të fundit me veten, për të falënderuar publikun për gjithë mbështetjen, emocionet dhe rrugëtimin e tij në Big Brother.
Por ajo që ndodhi më pas ka revoltuar rrjetin…
Sapo Mateo nisi të fliste dhe të shprehte ndjenjat e tij, produksioni ndërhyri papritur duke i ndërprerë fjalën dhe duke kaluar fokusin te Miri, i cili në atë moment nuk po bënte asgjë të veçantë.
Ndërkohë Mateo vazhdoi të fliste, pa e kuptuar menjëherë se transmetimi ishte ndërprerë – një moment që fansat e kanë cilësuar si “shumë të ulët” nga ana e produksionit.
📢 Në rrjete sociale kanë shpërthyer reagimet:
– “I preu momentin më të bukur!”
– “Kjo është padrejtësi për fituesin e publikut!”
– “Mateo meriton respekt, jo censurë!”
Mateo konsiderohet nga shumë si banori më i dashur dhe fituesi moral i këtij edicioni, duke grumbulluar një numër të madh votash dhe mbështetje të vazhdueshme nga publiku.
