Një reagim i fundit nga Egla Ceno në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke ndezur debatet për finalen e shumëpritur të Big Brother VIP.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo u shpreh hapur për mendimin e saj mbi garën, duke hedhur poshtë mundësinë që “djaloshi nga Elbasani” të fitojë spektaklin. Sipas saj, sondazhet online nuk janë tregues real, pasi votat reale vijnë nga ata që shpenzojnë për të mbështetur banorët e preferuar.
“Është super djalë, por fitoren nuk ta japin fantazmat e rrjetit, ta japin mbështetësit realë,” – shkruan Egla, duke theksuar diferencën mes mbështetjes virtuale dhe asaj konkrete.
Më tej, ajo e ngushton garën në dy emra: Miri dhe Selina. Egla shprehet qartë se mbështet Mirin, duke e justifikuar zgjedhjen me sjelljen e tij, e cila sipas saj përputhet më shumë me shijet e saj personale.
“Fitorja është mes Mirit dhe Selinës. Unë jam për Mirin… A mund ta fitojë Selina? Edhe mundet… çfarë s’bën vaki!” – shton ajo.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke ndarë publikun mes mbështetësve të finalistëve dhe duke rritur edhe më shumë tensionin për natën finale.
Me finalen që po afron, mbetet për t’u parë nëse parashikimi i Eglës do të rezultojë i saktë apo publiku do të surprizojë sërish.
