Thursday, April 16, 2026
HomeALBÇmenduria: Shoferi i linjës Përmet-Korçë gjobitet 500 mijë lekë për 10 bukë...

Çmenduria: Shoferi i linjës Përmet-Korçë gjobitet 500 mijë lekë për 10 bukë pa faturë

Shoferi i linjës së autobusit Përmet-Korçë është gjobitur me 500 mijë lekë, pse ka blerë 10 bukë në Korçë dhe i ka lënë në Leskovik.

Kjo, pasi sipas Task Forcës, bukët kanë qenë pa kupon tatimor.

Denoncimi vjen nga gazetari Xhensil Shkëmbi.

“E bëri TaskForca punën e vet në juglindje. Do bëjmë shtet apo jo?

Sapo gjobitën me 500 mijë lekë një shofer fugoni, sepse kishte blerë 10 bukë në Korçë e po i çonte Leskovik.

E merr TaskForcën një pronar furre buke nga Leskoviku dhe spiunon shoferin e linjës.

I ke pa kupon tatimor dhe nuk lejohet të transportosh bukë, vetëm njerëz – i kishin thënë

Po mirë o t’ia bëjnë. Sa budallenj e këta. Po bli o bukë në Leskovik, ç’të duhet buka e zezë e Korçës?”, shkruan gazetari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments