Në vazhdën e sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë, Kryeministri Edi Ramaakuzoi prokurorët se po ndërhynin në mënyrë të padrejtë në çështjet e qeverisjes, duke kërkuar arrestime për socialistë të dyshuar për korrupsion dhe duke prerë urdhëra-arreste sipas interesave të tyre.
Në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama mori rolin e shenjtorit moral, duke u shprehur se “Mos ja bëj dikujt atë që s’duan të ta bëjnë ty, thonë librat e shenjtë”. Kryeministri argumentoi se “100 fajtorë jashtë janë më mirë sesa një i pafajshëm prapa hekurave”, duke u përpjekur të justifikojë heshtjen dhe mbrojtjen e individëve të dyshuar brenda partisë së tij.
Rama përdori shprehje të shenjta për të mbështetur një politikë që duket se nënvlerëson seriozitetin e hetimeve dhe rregullat e ligjit. Mes paralajmërimeve dhe “leksioneve morale”, mbledhja shërbeu më shumë si një platformë për të relativizuar kërkesat e SPAK dhe për të kritikuar prokurorët, sesa për të diskutuar seriozisht mbi korrupsionin dhe përgjegjësinë.
Tonet ironike dhe kritike që lëshoi Rama ngrenë dyshime mbi neutralitetin e qeverisë dhe rrezikojnë të bëjnë nga drejtësia një lojë politike për mbrojtjen e aleatëve të tij.
