Gazetari Elton Tozaj ka bërë publike pamje të reja nga kamerat e sigurisë së pallatit ku banon, duke ngritur sërish shqetësime për sigurinë e tij.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi ai denoncoi një sulm fizik në autostradë, si edhe një incident tjetër ku në hyrje të banesës iu gjet një bidon me benzinë. Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka publikuar një video të datës 24 shkurt 2026, ku shfaqet një person i maskuar me kapuç duke lëvizur në shkallët që të çojnë drejt apartamentit të tij.
Në pamje, individi duket se përpiqet të mbajë fytyrën të fshehur ndërsa ngjitet në shkallë. Gazetari ka reaguar publikisht lidhur me situatën, duke kërkuar ndërhyrje dhe vëmendje nga autoritetet për çështjen e sigurisë së tij.
Rasti mbetet në vëmendje, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse.

