Pas 4 ditësh vjen zgjidhja e mjeteve të tonazheve të rënda që ishin të parkuara në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës
Burime zyrtare pranë kësaj dogane bëjnë me dije se ka filluar lëvizja e mjeteve të tonazheve të rënda drejt Maqedonisë së Veriut dhe me pas drejt pikës së kalimit kufitar të Bllatës pasi të gjitha mjetet që ndodheshin në këtë pikë kalimi kufitare kishin destinacion Tiranën.
Zgjidhja e vetme pas një marrëveshjeje midis dy palëve shqiptare dhe maqedonase të gjitha mjetet e tonazheve të rënda që do të hyjnë në vendin tonë nga Turqia dhe Greqia do kalojnë nga pika e kalimit kufitar të Bllatës në Dibër.
Nga ana tjetër automjetet e tonazheve të rënda që hyjnë në vendin tonë nga Kapshtica janë duke përdorur rrugën nacionale Korçë – Ersekë – Leskovik – Përmet – e me pas drejt destinacioneve të tyre ndërsa mjetet e vogla vazhdojnë të qarkullojnë në aksin Maliq – Moglicë – Gramsh – Elbasan
Policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullat në të dy këto akse rrugore ku dhe fluksi i lëvizjeve është më i madh.
