Wednesday, February 25, 2026
HomeALBAksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u arratisën, arrestohen 2 shoferë

Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u arratisën, arrestohen 2 shoferë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas Policisë, në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe i mituri ka marrë plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital.

Në pranga janë vënë dy drejtuesit e mjeteve, 55-vjeçari Kostandin Shukulli dhe 42-vjeçarja Valentina Selman Koltraku. Hetimet paraprake tregojnë se fillimisht fëmija është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Shukulli dhe më pas është goditur edhe nga mjeti tjetër. Sipas të dhënave zyrtare, të dy drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Mësohet se 55-vjeçari është rikthyer më vonë dhe ka transportuar të miturin drejt spitalit, por dyshohet se ka tentuar të mohojë dijeninë mbi rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments