Tuesday, February 24, 2026
HomeALBBota akademike në zi: Ndahet nga jeta profesori dhe historiani i shquar...

Bota akademike në zi: Ndahet nga jeta profesori dhe historiani i shquar shqiptar

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Ramiz Abdyli, profesori dhe historiani i njohur shqiptar.

Prof. Dr. Ramiz Abdyli lindi më 10 nëntor 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollimin e lartë e përfundoi në Shkup, në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë (1968), ndërsa studimet pasuniversitare i vijoi me magjistraturë dhe doktoraturë në fushën e historisë, duke trajtuar çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe historisë sociale shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike dhe shkencore, ai punoi si mësues, profesor, studiues në Institutin e Historisë në Prishtinë dhe më pas në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Ishte profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi i tij në vitin 1994, ndërsa në fillim të vitit 2003 ushtroi detyrën e rektorit.

Prof. Abdyli ka qenë autor i dhjetëra studimeve dhe trajtesave shkencore, pjesëmarrës në shumë simpoziume brenda dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunëtor në botime enciklopedike shqiptare. Kontributi i tij në historiografinë shqiptare dhe në arsimin universitar do të mbetet i çmuar dhe i paharruar.

Mes dhjetra mesazheve ngëshëlluese, një mesazh ndau edhe Ali Ahmeti.

Postimi i Ali Ahmetit

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, njërit prej korifejve të historiografisë shqiptare dhe profesor i nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.

Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Si rektor i Universitetit të Tetovës, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj. Me dhjetëra vepra shkencore e studime të thelluara do të mbeten referencë e përhershme për historinë tonë kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik shqiptar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments