Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.
Aksidenti ndodhi rreth orës 3, ku për pasojë mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.

