Pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Mateo Borri do të dalë sonte në mbrëmje për të dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin Goca dhe Gra.
Intervista pritet të jetë mjaft e komentuar, pasi Mateo do të flasë për përvojën e tij në shtëpi, raportet me banorët dhe situatat e fundit që kanë shkaktuar debat të madh në publik.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë dalje është fakti se intervista do të ndiqet LIVE edhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë, çka mund të sjellë reagime të forta dhe tensione të reja.
Mbetet për t’u parë se çfarë deklaratash do të bëjë Mateo dhe si do të ndikojnë ato në dinamikën e lojës. Sonte në mbrëmje, të gjithë sytë tek “Goca dhe Gra”! 👀🔥
