Pas njoftimit zyrtar në rrjetet sociale, momenti i shumëpritur i leximit të zarfit të zi ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Brikena ka marrë përsipër të lexojë vendimin e ashpër të Vëllait të Madh, që shkaktoi reagime të kundërta mes banorëve në sallon. Teksa mbante zarfin në dorë, ajo nuk mundi të fshehë emocionet, duke mbuluar fytyrën me dorë dhe shpërthyer në lot, ndërsa banorët e tjerë e nxisnin ta lexonte.
Me zë të dridhur, Brikena shpalli vendimin final: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”.
https://www.instagram.com/reel/DU-TVr-jOK-/?igsh=MTEyYXoyd210dmJlcQ==
