Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë u kthye në një spektakël replikash pikante, ku deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Zegjine Çaushi, nuk kurseu ironinë ndaj kreut të grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i quajti deputetët e Fierit “zagarë” të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mes thumbave për vizita nate, qofte lagjeje dhe “purtekë domatesh”, debati mori më shumë ngjyra folklorike sesa politike, duke e shndërruar foltoren në një arenë batutash, ku argumentet u lanë disi në hije nga spektakli i fjalëve.
“Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund. Më shiko në sy. Shiko yllo, erdhe në Fier për të pirë xhin, në orën 2 të natës dhe për të shkëlqyer xixa. Dhe për të ngrënë qofte në lokalin e lagjes. Nuk pati fierak të të hapte derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk i indinjuan të shihnin fare. Në Roskovec ike më parë se të shkoje, pse s’ke shkuar tek ata pak demokratë që i dhanë ato vota për Gentin, këtu duhet të ishte Genti. Të ma dish mua falënderues e që s’të hoqi doktori vetëm për të mos më bërë mua qejfin. Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”, u shpreh Çaushi.
