Një moment tensioni maksimal ka shpërthyer mes Rogerti dhe Mateo, duke lënë banorët dhe publikun pa fjalë.
Gjithçka nisi kur Rogerti iu afrua shumë pranë në fytyrë Mateos, duke i bërtitur me tone të larta dhe me nerva të dukshme. Situata dukej gati të shpërthente në një super debat, madje shumë menduan se mund të përfundonte në sherr.
Por ajo që askush nuk e priste ishte reagimi i Mateos.
Me një qetësi olimpike, ai iu përgjigj:
“He ore, ça ke?” – pa e ngritur zërin, pa provokim, pa tension.
Ndërsa debati vazhdonte, ndodhi kthesa e papritur: Rogerti u përlot. Në vend që ta sulmonte apo ta godiste me fjalë, Mateo u afrua pranë tij dhe e mbështeti. Një kontrast i fortë karakteresh që po bën xhiron e rrjetit.
Një përplasje që tregoi dy mënyra krejt të ndryshme reagimi: njëri me nerva dhe shpërthim, tjetri me qetësi dhe kontroll.
Video po bëhet virale! 🔥
Në fund, publiku po pyet:
A është kjo diferenca mes forcës së zërit dhe forcës së karakterit?
