Tuesday, February 17, 2026
HomeALB“SPAK goditje e fortë: Kryebashkiakja socialiste përballë burgut!”

“SPAK goditje e fortë: Kryebashkiakja socialiste përballë burgut!”

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BakanWeb se, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg.

SPAK ka propozuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të qëndrojë në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë menjëherë në burg.

Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments