Gjatë një debati për Luiz Ejlli, Artani u shpreh me bindje: “Si ai s’ka më!” — duke e vlerësuar si të pazëvendësueshëm. Por Rogerti nuk e la me kaq dhe ia ktheu: “Po s’do jetojë gjithë jetën ai…”
Artani reagoi menjëherë me një “Kush?” dhe Rogerti, pa u menduar dy herë, ia plasi: “Ai që ta mbush!” 😳
Një përgjigje e drejtpërdrejtë, plot nënkuptim, që shkriu teleshikuesit dhe ndezi rrjetin me komente. Videoja po shpërndahet me shpejtësi dhe fansat janë ndarë mes atyre që e quajnë “moment epik” dhe atyre që e shohin si provokim të pastër.
