Atmosfera në shtëpinë e Big Brother Albania VIP është ndezur sërish, këtë herë gjatë përgatitjeve për performancën e Festës së Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë provave, Ina, Livia dhe Juela po këndonin në grup, ndërsa Brikena dukej e lënë disi mënjanë. Edhe pse Brikena është nga Kosova dhe pritej të kishte një rol qendror në skenë, situata mori tjetër drejtim kur Juela i drejtohet me fjalët: “O Briki, a shtyhu cik se jemi në kor…”. Brikena nuk reagoi dhe zgjodhi të mos fliste, por tensioni ishte i dukshëm.
Momentet u tensionuan edhe më shumë kur Mali ndërhyri, duke i thënë Inës që Brikena të qëndrojë aty dhe të kërcejë. Sipas dinamikës që u pa, Ina nuk e priti mirë këtë ndërhyrje dhe reagoi me xhelozi të hapur, duke e rritur akoma më shumë temperaturën në grup.
A ishte thjesht keqkuptim artistik apo përplasje e vërtetë mes vajzave?
Ndiqni videon për të parë çfarë ndodhi në të vërtetë dhe reagimet që po bëjnë xhiron e rrjetit.
