Pas rreth dy orësh mbledhje në bashki me banorët që banesat e tyre preket nga projekti TID, Kryeministri Rama ka deklaruar se pati një bisedë konstruktive, por sqaroi se projekti do të shkojë para dhe nuk do të ndalet.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të bashkisë, Rama u prit thirrje protestuese nga disa qytetarë, që pretendojnë se preken po ashtu nga ky projekt.
“O hajdut”, iu drejtuan ata ndërsa Rama u tha se ata s’kanë lidhje, dhe se janë “PD”, duke nënkuptuar se janë të nxitur politikisht për të qenë aty.
“Sa i përket problemit të vërtetë të qytetarëve kemi rënë dakord si do shkojmë përpara qoftë me atë verifikim të nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera kulturore, qoftë për dëmshpërblimin. Do ketë prishje, projekti nuk do ndalet, por do bëjmë verifikime për disa shtëpi që janë trashëgimi kulturore të pretenduara, dhe një grip shtëpish që nuk kanë marrë regjistrim në hipotekë pavarësisht se janë aty prej shumë vitesh. Kemi diskutuar atje brenda edhe çështjen e çmimit dhe do duhet të shohim referencat e reja”, tha Rama.
